Këngëtarja shqiptare Anjeza Shahini ka festuar një ditëlindjen ndryshe. Këtë vit ajo është bërë nënë e një vajze e cila quhet Tori dhe kjo mbase është arsyeja se përse këngëtarja mendon se është ditëlindja më e bukur që ka festuar ndonjëherë.
"Ditëlindja më e bukur dhe më kuptimplotë. Ju falenderoj shumë për të gjitha urimet që më keni dërguar", ka shkruar Anjeza.
Në të gjitha fotot ajo shihet shumë e gëzuar dhe lumtur. Në njërën prej tyre shihet duke mbajtur në krah vajzën e saj duke u treguar shumë e kujdesshme që të mos i tregojë fytyrën.
Kurse në fotot e tjera, ajo shihet duke festuar me miqtë e saj dhe duke fryrë qirinjtë. Anjeza ka qenë një ndër këngëtaret e preferuara për të gjithë publikun shqiptar, ku na ka përfaqësuar edhe në Eurovision, derisa ajo u shkëput nga bota muzikore dhe filloi një jetë të re në Britani.