Ajo është një ndër këngëtaret më të njohura shqiptare fama e së cilës ka kapur majat nëpër botë. Bëhet fjalë për Bebe Rexhën e cila jo rrallë herë jep deklarata të forta në rrjetet sociale dhe jo vetëm. E tillë është intervista e saj e fundit në të cilën është shprehur se nuk ka orgazma të rreme sepse është “e egër në shtrat”, shkruan IOL.
Kur është fjala për dhomën e gjumit, këngëtarja tregon se në të kaluarën e ka ndarë shtratin me njerëz që nuk e kanë kënaqur, por këmbëngul se ajo nuk përgënjeshtron orgazmat sepse nëse ajo nuk është e lumtur ajo do të sigurohet që edhe partneri i saj ta kuptojë këtë.
Duke folur me DJ Jax Jones për përvojën e saj në dhomën e gjumit në Radio House Radio në Beats 1, Bebe tha: Dëgjo, kam qenë në situata ku më besoni, personi është i mrekullueshëm, por vetëm, pjesa e krevatit …jo aq e kënaqshme…ai nuk arrin në cakun kyç”.
Ndërsa e pyetur se a aktrojnë një pjesë e femrave kur përjetojnë orgazmë, këngëtarja u përgjigj “Sinqerisht, unë jam e egër në shtrat. Unë nuk gënjej… nuk më intereson, unë e them nëse nuk jam e lumtur”.