Vazhdon ende të ketë interesin maksimal të medias, ngjarja e bujshme në ish-Bllok, ku një person mbeti i vrarë dhe një tjetër i plagosur. Më shumë se bilanci tragjik, përfshirja e emrit të këngëtares së famshme shqiptare Elvana Gjata në të, ka bërë që ngjarja të ketë ende vëmendjen maksimale të medias, pas çdo zhvillimi të ri.
Por edhe pse kanë ndodhur gjithë këto ngjarje, Elvana ende ka në krah shumë nga miqtë e saj por edhe fansa të shumtë. Një ndër mikeshat e saj më të mira është edhe Besa Kokëdhima e cila e ka përkrahur gjithmonë Elvanën me postimet e saj në rrjete sociale. Por këtë herë u habitëm me ironinë e përdorur në postimet e fundit në ‘insta story’. Besa është duke ironizuar ndodhitë e fundit nëpërmjet postimeve më poshtë e duke u bashkangjitur fotot e Elvanës. Ajo ka dashur të tregojë se jo çdo gjë ndodh për fajin e Gjatës dhe ka të drejtë!/intv.al/