Morena Taraku ka bërë disa postime interesante në rrjetet sociale duke ngritur dyshime se po martohet.
Ajo ka qenë vazhdimisht aktive kohëve të fundit edhe me imazhe provokative por kësaj radhe mori vëmendje me diçka komplet tjetër.
Fillimisht ajo ka folur për martesën. “Kështu, me në fund vendosa ta ndaj me ju këtë problem…Parasëgjithash nuk jam ka e fsheh lidhjen time. Vetëm mendoj se ajo nuk është punë e juaja. E dyta, po – do të martohemi së shpejti. Edhe pse duket se po ngutemi por unë nuk mund të pres tërë jetën time për dashurinë time”, ka shkruar fillimisht Morena.
“E fundit, e vodha këtë postim nga dikush për shkak se ju të gjithë do ta lexoni atë. Me këtë që e thashë pini më shumë ujë dhe jetoni në paqe. Më e rëndësishmja shikoni punët e juaja”, përfundon bukuroshja duke bërë konfuz të gjithë.
Por, çfarë e ka bërë më misterioz këtë postim të Morenës është se pas postimit ka postuar një foto me një buqetë me lule.
Derisa në postimin e parë ajo aludon se postimin e ka bërë për të nxitur kureshtjen për ndonjë lajm të ri nga jeta e saj sentimentale, në postimin e dytë, Morena realisht duket se po shkon drejt martesës.