Që në fillimet e rrugëtimit të saj në reality show, Beniada Nishani ka rrëfyer se i pëlqejnë këngët Ponit. Pak javë më parë, këngëtarja hyri brenda shtëpisë së famshme për të surprizuar modelen. Por së fundmi, Beniada ka marrë një tjetër surprizë nga Poni.
Bëhet fjalë për një këngë që ia ka dedikuar asaj dhe mban titullin “Vajzat shqiptare”. Ajo këndon për vajzat shqiptare duke i krahasuar me Beniadën.
“Sot në club kërcen lambada, dukesh bukur si Beniada, ke shumë klas dhe je sharmante, si Beniada elegante.”, thuhet në tekst.
Sapo dëgjoi emrin e saj në këngë, Beniada nuk mbajti dot lotët.
“Poni je më e mira në botë, nuk ka si ty”, tha Beniada teksa kërcente.