Besa Kokëdhima dhe Elvana Gjata njihen prej shumë vitesh me njëra-tjetrën dhe kalimi i viteve nuk ka ndikuar aspak në miqësinë e tyre, përkundrazi e ka forcuar akoma dhe më shumë.
Besa Kokëdhima festoi ditëlindjen dhe një prej urimeve që s’kishte sesi të mungonin ishte ai i Elvanës.
Këngëtarja i dedikoi jo pak por 3 postime mikeshës që ka treguar se i qëndron pranë në të mirë e në të keq.
“Gëzuar ditëlindjen, artiste e pabesueshme dhe mikja ime më e mirë. Të dua kaq shumë!”
Elvana ndau edhe disa foto dhe video nga kujtimet më të bukura bashkë.
Elvana Gjata dhe Besa Kokëdhima kanë një prej miqësive më jetëgjata të showbiz-it shqiptar.
Vitin e kaluar, Besa i doli në mbrojtje Elvanës pasi Ledina Çelo e akuzoi se këndonte me playback në koncertin “3”. Madje i doli shpesh herë në mbrojtje gjatë kohës që ndodhi ngjarja në bllok dhe u doli kundër 'gojëve të liga'.