INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Këngëtarja shqiptare ju rrëfen sekretin si e mban dashurinë 17-vjeçare ende të freskët...[VIDEO]

Publikuar më: 11:04 02-12-2017

Këngëtarja Yllka Kuqi ka qenë e ftuar në Top Magazine, për të promovuar klipin e saj të ri “Fale”, një këngë e cila i kushtohet dashurisë së dy partnerëve që kanë nevojë të falin.

Duke folur për kontekstin e këngës, Yllka zbuloi më shumë edhe për dashurinë e saj të gjatë, të cilën përpiqet ta ruajë gjithmonë të freskët, qoftë edhe ndryshuar ngjyrën e flokëve, sic tha ajo me humor.

“E kam falur zemrën dhe jam ok” – tha Yllka duke theksuar se kënga ishte ajo përmes së cilës ajo dërgonte një mesazh ndjese.

Ndërsa për marrëdhënien e saj të dashurisë, Yllka tha se tashmë ka 17 vjet me partnerin.

Në fillim, “loja” nisi me letra, pastaj me mesazhe, me mail-e e deri sot, kur ata të dy janë si një person i vetëm: “Nuk është si në fillim, kur akoma nuk je afruar shpirtërisht me partnerin.

Me vitet, afrohesh aq shumë saqë ndihesh njësh me atë dhe për atë arsye, ndoshta nuk i dërgon mesazh, se e llogarit si pjesë tënden, e llogarit që gjithmonë është me ty. Por kjo nuk do të thotë që dashuria humb, zbehet...” – rrëfen Yllka duke shtuar se ajo dashurinë e mban gjithmonë të freskët.

Article Logic
Execution time: 0.0047988891601562