I bëri të gjithë të kërcenin dhe këndonin këngët e saj... Dua Lipa padyshim është një ndër këngëtaret më të njohura në botë dhe kjo gjë nuk ka nevojë për diskutime. Këtë gjë na e tregoi edhe me pjesëmarrjen e saj në finalen e Champions League në Kiev, ku këndoi këngët e saj më të suksesshme.
Performanca ishte super fantastike, me efekte dhe balerinë ku këngëtarja shqiptare tërhoqi vëmendjen e të gjithëve, ajo u vlerësua shumë pozitivisht dhe arriti të argëtonte mbi 70 mijë tifozë në stadium.
Por ajo që na habiti më shumë ishte një lajm që është shkruar nga mediat turke ekzaktësisht nga CNN Turk ku thuhet se Dua Lipa pas përformancës darkën e ka kaluar në Kiev me futbollistin e Real Madridit, Marco Asensio. Nuk jepen detaje të tjera në artikull thjesht shkruhet se ata kanë qëndruar në hotel dhe më gjatë nuk dihet.
Ndoshta një çift i ri po shtohet showbizzit dhe për të marr vesh më shumë na duhet të presim ose çdo gjë do të mbetet enigmë nga ky lajm.
Kujtojmë se spanjolli Marko Asensi, gjatë kësaj nate fitoi edhe titullin e Ligës së kampionëve pas triumfit me rezultatin 3-1 ndaj Liverpool-it.