Përpos angazhimeve të shumta me koncertet, Dua Lipa arrin të gjejë kohë edhe për partnerin dhe miqtë e saj. Fundjavën e kaluar e kishte rezervuar për ta duke shijuar një pinknik në një nga parqet e Londrës. Por mbrëmjen e kaluar, këngëtarja shqiptare e ka lënë pas të dashurin dhe ka dalë për t’u argëtuar me mikeshat.
Këtë e ka treguar përmes disa postimeve të bëra në Instastorie. Aty shfaqen vajzat e veshura me në mënyrë provokuese dhe dukeshin që po e shijonin atmosferën në maksimum. Ndërkohë Dua po njeh vetëm suksese në muzikë duke u bërë njëra ndër këngëtaret që i mbush koncertet plot.