INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare mes lotësh rrëfen bisedën e fundit me babain e ndjerë

Këngëtarja shqiptare mes lotësh rrëfen bisedën e fundit me babain e ndjerë

Publikuar më: 18:29 31-05-2021

Jemi mësuar ta shohim shumë energjike e të qeshur gjithmonë, por në paraqitjen e fundit Big Mama emocionoi shikuesit me rrëfimin mes lotësh për babain e ndjerë.

Besjana tregoi në “Ky emër nuk ka nevojë pë prezantim” se të atit i ka ngjarë sa i përket karaterit dhe e kishte pikë të dobët.

Babai e kishte ngacmuar gjithmonë se ajo nuk di të këndojë akoma dhe Bigi tregonte se e kishte të vështirë të performonte diku ku ai ishte i pranishëm.

Mes tjerash këngëtarja rrëfeu bisedën e fundit me të. Mes lotësh tha se në fjalët e fundit të tij babai i kishte thënë se është krenar, fjalë që nuk ia kishte thënë kurrë.

Në anën tjetër Big Mama periudhë të vështirë ka kaluar edhe me nënën, e cila kishte pësuar paralizë.

Raportit të saj me babain, Besjana do t’ia dedikoj edhe një këngë që do ta sjell në bashkëpunim me këngëtarin Sabri Fejzullahu.

Article Logic
Execution time: 0.0034451484680176