Përveç pjesës së qejfit dhe argëtimit, koncertet për këngëtarët rezultojnë shpesh të jenë edhe të lodhshëm.
Madje ka ndodhur shpesh që të përfundojnë edhe në spital. Kjo ka ndodhur së fundmi me këngëtaren shqiptare, Bebe Rexha. Bebe sapo ka nisur turneun muzikor dhe deri më tani ka mbajtur 2 koncerte. Kaq kanë mjaftuar që këngëtares t’i dëmtohen kordat vokale ndaj dhe i ka ndërprerë koncertet për të rimarrë veten. Ka qenë vetë Bebe që ka bërë të ditur lajmin me anë të postimeve ku shkruan: “Jam shumë e hidhëruar t’ju lajmëroj se jam vënë në një regjim të rreptë vokali. Kështu që nuk do të jem për të performuar këtë periudhë në turne. Ju premtoj që shumë shpejt do të rikthehem fuqishëm”. I urojmë Bebes shërim të shpejtë.