Pa reçipeta, ajo nuk nxorri vetëm lëkurë!
Njomza është vetëm emri i fundit shqiptar që po njeh suksese në muzikën e përtej oqeanit. Por ajo nuk është e njohur vetëm për vokalin e saj të veçantë, pasi edhe format e saj seksi nuk ngelen pas. Në Instagram bjondja bukuroshe ka treguar se nuk e njeh fjalën turp, duke nxjerrë shpeshherë në pah hiret e saj të lavdërueshme. Pas shumë pozave ku të pasmet e saj kanë bërë fansat që të rreshtohen para fotove të saj, këtë herë e kishte radhën gjoksi. Njomza është shfaqur shumë tërheqëse me tuta dhe një kanatiere shumë të shkurtër që nuk ka vënë në pah vetëm barkun e saj të tonifikuar. Pa reçipeta, ajo e ka ngritur atë pak më shumë se ç’duhet duke treguar qartësisht edhe pjesën e poshtme të gjoksit. Kështu foto kaloi nga relaksuese në përvëluese!