Elvana Gjata është kthyer në kryefjalën e ditëve të fundit në media pas lakimit të emrit të saj në ngjarjen e rëndë të shënuar në mbrëmjen e 4 tetorit në një lokal në ish-Bllok ku një person ndërroi jetë dhe dy të tjerë u plagosën.
Këngëtarja është larguar nga Shqipëria dhe me sa duket ka gjetur edhe mbështetjen e kolegëve të saj ën muzikë pas situatës së vështirë që po kalon.
Kolegia e saj Fjolla Morina e ka përmendur atë në një postim në Instagram dhe i ka dedikuar një shprehje.
Ajo shkruan:
Ju nuk mund ta ndalni dot, dritën e këtij ylli”.
Elvana u përfol se ishte shkaku i ndodhjes së konfliktit ku u përfshinë i fejuari i saj Ervin Mata dhe 36-vjeçari nga Burreli Ervis Martinaj.