Është një nga zërat më të suksesshëm artistik të showbizzit shqiptar ndërsa përsa i përket jetës së saj sentimentale shpesh shumë fansa mund të ngrenë supet për shkak të mungesës së informacionit.
E kemi fjalën për këngëtaren Anxhela Peristeri e cila mesa duket ka menduar mos ta fsheh më faktin se është e dashuruar.
Peristeri së fundmi ka qenë e ftuar në emisionin “Xing me Ermalin” dhe në videon promovuese të spektaklit të postuar nga Ermal Mamaqi, ajo shprehet: “Jam e dashuruar. Po e bëj publike për herë të parë në ‘Xing me Ermalin’.”
Edhe pse e ka bërë këtë deklaratë ende nuk dihet asgjë se kush është mashkulli fatlum që ndodhet në krah të Anxhelës. Le të shpresojmë që këngëtarja do të na tregojë diçka më shumë rreth personit që i ka rrëmbyer zemrën.