Tashmë e njohur ndërkombëtarisht, me super klikime në rrjetet sociale dhe me hite që kanë kapur shifra marramendëse.
E kemi fjalën për Era Istrefin e cila mesa duket pas pushimeve të festës së ndërrimit të viteve është rikthyer sërish në palestër për t’u kujdesur për linjat e saj pas ndonjë lidhje afatshkurtër me ushqimet kalorike të festave.
Ajo së fundmi ka publikuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram ku shihet duke bërë fitness, ndërsa mbi postim Era dedikon një pyetje për të gjithë fansat.
“Cili është emri i një gjëje që e dëshiron në vitin 2018?”, shkruan këngëtarja në përshkrimin e fotos.
Mendohuni mirë! Mesa duket Era duhet ti ketë idetë e qarta.