Bota mesa duket sa vjen dhe po dashurohet sa më shumë me shqiptarët e talentuar dhe plot stil. E para këngëtare shqiptare që mori famë botërore ishte Rita Ora me pas Bebe Rexha, Dua Lipa dhe së fundmi Era Istrefi, Elvana, Dafina e shumë të tjerë janë në rruge të mbarë për të shijuar më vonë suksesin ndërkombetar. Por këtë herë bëhet fjalë për një talent tjetër shqiptar, Njomza, e cila para pak kohësh mahniti edhe motrën e Kim K, Kourtney. Këngëtarja e “Sad for you” ka publikuar një foto mjaft provokuese ku shihet ne vaske me puro në gojë. Teksa bën edhe një maskë fytyre ajo u uron ndjekësve ditë të mirë, pasi ndodhet në Amerikë./intv.al/