Në vigjilje të festivalit muzikor shqiptar "Kënga Magjike", janë shfaqur edhe shenjat e para të kuriozitetit për artistët pjesëmarrës.
Deri më tani përflitet për emra të ndryshëm ama asnjëri nuk është konfirmuar.
E ftuar në Pop Culture me moderatorin Andi Vrapi, Ronela Hajati ka rrëfyer në një bisedë se do të marrë pjesë në Këngën Magjike.
"Unë u bëra 5 vite që nuk marr pjesë në festivale muzikore. E duke qënë se bëra pervjetor thashë të marr pjesë në këtë vit. Do të vij me një këngë që do bëjme dasmë por do qajmë, ama do ta tundim aty!", - ka rrëfyer këngëtarja duke mos treguar detaje të tjera për projektin.
Deri atëherë le të presim se çfarë do përgatisë Ronela për ne.