INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Këngëtarja shqiptare rrëfen dy abortet spontane: 'Ndjeva dhimbjen më të madhe'

Këngëtarja shqiptare rrëfen dy abortet spontane: 'Ndjeva dhimbjen më të madhe'

Publikuar më: 16:28 23-07-2022

Këngëtarja dhe aktorja e njohur Ryva Kajtazi ishte së fundmi e ftuar te "Rudina", ku mes të tjerash u ndal te një periudhë shumë e dhimbshme e jetës së saj.

Ajo tregoi për dy aborte spontane, duke thënë se dhimbja ka qenë shumë e madhe.

"Normalisht është traumë ajo që një nënë që pret fëmijën e vet, sigurisht është dhimbje e madhe por shyqyr Zotit kam dy fëmijë dhe është arritja më e madhe në jetë për mua. Aborti që ndjeva dhimbjen më të madhe ka qenë para vajzës sepse isha në muajin e katërt të shtatzënisë, mësova gjininë dhe ishim shumë të lumtur. Përpos kësaj kishim vite që donim të kishim një fëmijë dhe s’po ia dilja dot. Shtatzënitë i kisha jashtëzakonisht shumë të vështira, të rënda dhe nëse nuk je një femër e fortë e me disiplinë të madhe, në rastin tim nuk do e kishim çuar deri në fund. Me përkrahjen e familjarëve që më kanë ndenjur te koka non stop sepse isha e shtrirë, 5-6 muaj s’kam lëvizur fare, në regjim shtrati dhe ia dola, më bekoi Zoti me Dorelën”, tregoi Ryva.

E9A98F41 CE58 4397 9297 6ADD680EA3DF

Article Logic
Execution time: 0.0034728050231934