Jeta e këngëtareve nuk është vetëm ajo që shihet në ekran. Këtë e zbulojnë ato vetë të cilat, në biseda jashtë skenës zbulojnë edhe anë të tjera të jetës. Ndodh që profesioni të kthehet në diçka bezdisëse. Këtë e ka pranuar edhe vetë këngëtarja Olta Boka. Ajo ka qenë e ftuar në emisonin “Kush vjen për drekë” në Tv Klan,ku përveçse ka gatuar, edhe ka folur për njërën nga periudhat e vështira të jetës. Kjo i ika ndodhur gjatë koncerteve të natës.
“Po është e vërtetë dhe unë madje pata një periudhë që e përjetova shumë keq këtë fakt. Veçanërisht kur bëhet dhe dita më e shkurtër. Më ndikoi shumë keq sepse ajo vitamina D duhet”, u shpreh Olta. Ndërsa nuk ka harruar të zbulojë edhe se po punon me projekte të reja muzikore të cilat pret ti publikojë në vazhdim.