Këngëtarja shqiptare po shijon famën dhe suksesin mbarëbotëror.
Bebe Rexha aktualisht është e angazhuar me një tur koncertor në Amerikë dhe kjo ishte edhe arsyeja e mungesës së saj në Top Awards në Shqipëri. Por siç duket koncerti i fundit nuk ka kaluar pa një incident. E ekzaltuar nga brohoritjet e publikut këngëtarja është hedhur mbi publik me besimin se ata do ta mbanin, por jo... Për fat të keq nuk i ka ndodhur ashtu si ”nëpër filma” sepse publiku nuk ka arritur ta mbajë dot dhe 26 vjeçarja është rrëzuar. Në mënyrë të shpejtë ajo është ngritur dhe është ngjitur sërish në skenë . Me këtë rast Bebe i ka dhënë një mësim vetes duke thënë: "Shënim për veten: “ Nuk ka më surf mbi publik..."