Noizy është një ndër reperët më të mirë shqiptarë dhe këtë e tregojnë fare mirë shifrat si në rrjetet sociale ashtu edhe në Youtube. Ai ka një numër të madh fansash dhe koncertet e tij janë të tejmbushura. E sigurisht që nuk mungojnë as fanset femra, por këngëtarja shqiptare Ana Kabashi është vënë në një situatë të sikletshme teksa ishte e ftuar në emisionin “Mirage”.
E pyetur në rubrikën “Kë zgjedh” se me cilin prej VIP-ave shqiptarë do të kalonte një natë, Noizyn apo Robert Berishën, ajo ka zgjedhur Noizyn.
“Pasi Noizy është i lirë, se Robertin e kam shumë mik në fakt. Kështu që s’kisha mundur t’a mendoj me Robertin edhe pse është mashkull seksi, me dorën në zemër. Por, me Noizyn.”- është përgjigjur këngëtarja.