Këngëtarja Anxhela Peristeri është mjaft e rezervuar kur vjen puna te çështja e dashurisë.
E ftuar te “Rudina” u pyet se çfarë po ndodh me jetën e saj jashtë muzikës: “Je e dashuruar?”
“Pyetja një milion dollarëshe që nuk i përgjigjem kurrë…” – tha me të qeshur Anxhela duke theksuar edhe një herë se për jetën private nuk ka dëshirë të flas në publik. Të paktën jo për momentin.
Ndonëse e ka shmangur pyetjen Anxhela pa dashur ka treguar se ajo është e dashuruar ku thekson se në gisht mban unazën që u komentua shumë në ditëlindjen e saj të fundit.
“Tani jam mirë. Mirë jam… Domethënë e kam akoma atë unazë”, – shtoi Anxhela si për t’i dhënë përgjigje këmbënguljes së Rudinës.