Ajo është ndër yjet e skënës shqiptare më të pëlqyer dhe e kemi fjalën për yllin e muzikës popullore jugore, Maja
E ftuar së fundmi në emisionin “Glamour Zone” zbuloi një moment të sikletshëm nga martesa e saj me bashkëshortin.
Maja rrëfeu se nuk e ka në natyrë të kontrollojë telefonin e bashkëshortit, por erdhi një moment që e pa të arsyeshme.
“Gjatë 7-8 viteve, asnjëherë nuk kishte ndodhur. Por erdhi një situatë e tillë që më bëri të bëj këtë veprim që nuk është në natyrën time. Unë i quaj disi të ulta këto por isha e detyruar. E mora telefonin dhe po më dridheshin duart, më dukej si vjedhje, por shyqyr Zotit ndodhi vetëm një herë”, u shpreh këngëtarja.
“E mori vesh ai pastaj, se ia thashë”, tregoi Maja.