Meryl Streep me deklaraten e saj në Golden Globes duket se ka vënë në lëvizje çdo artist për qëndrimet ndaj Trump.
E fundit është këngetarja britanike, fituesja e X Factor, Rebecca Ferguson.
Ajo ka anulluar pjesmarrjen e saj në ceremonine e betimit të Donald Trump si president i SHBA.
Më herët ajo kishte kërkuar që të këndonte këngën “Strange Fruit” një këngë tejet inspiruese për harmonine dhe bashkëjetësen sociale.
Të tjerë artistë që nuk pranuan të ishin pjesë e ceremonisë jane Celine Dion, Ice T, Adam Lambert dhe David Foster.
Himni i SHBA do të këndohet nga ish konkurentja e America's Got Talent , Jackie Evancho.