Është një nga këngët më të njohura shqiptare që vazhdon dëgjohet e këndohet në gjenerata. ”Lule lule maca maca’’ është një këngë simbol i arbëreshëve, e cila si duket ka kaluar edhe kufijtë. Këngëtarja e famshme turke Nukhet Duru e ka kopjuar këtë këngë duke e sjell në versionin turk me titullin ‘’Kapildin Gitii’’. Kënga gjindet në kanalin Youtube aty ku ka arritur të marrë një numër të madh klikimesh. ‘’Lule lule maca maca’’ është kënduar nga emra të njohur të skenës muzikore shqiptare ndër vite dhe vazhdon të këndohet edhe sot nga gjeneratat e reja, nëpër paraqitjet e ndryshme brenda dhe jashtë vendit. https://www.youtube.com/watch?v=uEPwRLbfXnw