INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Të gjithë menduan se Drake kishte bërë Rihann-ën tatuazh në trupin e tij, por fansat zbulojnë të vërtetën[FOTO]

Të gjithë menduan se Drake kishte bërë Rihann-ën tatuazh në trupin e tij, por fansat zbulojnë të vërtetën[FOTO]

Publikuar më: 17:13 24-06-2019

Historia e Drake dhe Rihanna është një nga më të njohurat botërisht, për shkak të famës dhe popullaritetit të madh që artistët gëzojnë.

Që prej bashkëpunimit të tyre të parë në këngën “What’s My name” mes të dyve ndjehej nga të gjithë se kishte një kimi.

Më tej ata shiheshin shpesh në shoqërinë e njëri-tjetrit dhe madje thuhet se reperi bëri edhe një sherr të madh me Chris Brown, ish-të dashurin e këngëtares, pikërisht për të.

Ata gjithmonë kanë qenë diskret në publik dhe nuk e kanë pohuar kurrë se kanë qenë në një lidhje, pavarësisht se të gjitha veprimet e tyre tregonin të kundërtën.

Në vitin 2018 në një intervistë për “Elle” Rihanna është shprehur se pas një turi të gjatë koncertesh së bashku duke performuar këngën “Work”, ajo nuk kishte më miqësi me Drake.

E papritur kjo, pasi reperi i shprehu edhe dashurinë në prezantimin e “MTV Awards” në sy të të gjithë botës!

Pas kësaj deklarate gjërat kanë shkuar gjithnjë e më poshtë për dyshen, e cila nuk është parë më kurrë në një ambient së bashku, ndërkohë që Rihanna ndodhet në një lidhje serioze momentalisht.

Dhe pikërisht kur menduam se Drake kishte vazhduar përpara me jetën e tij, fansat kanë zbuluar se në fotot e fundit të publikuara nga artisti në krahun e tij gjendet një tatuazh, i cili nga distanca duket se është një fytyrë e Rihannës.

Mirëpo edhe pse ngjajnë jashtëzakonisht shumë besohet që ky imazh është në të vërtetë fytyra e një aktoreje të quajtur Robin Givens dhe ende asgjë nuk është e konfirmuar. 

64826457_2572137192820548_8880560496154682771_n.jpg

Screenshot_1.png

 

Article Logic
Execution time: 0.0037341117858887