Alina Pash, këngëtarja ukrainase që përfaqëson vendin e saj në “Eurovison Song Contest”, është pezulluar nga konkurrimi sipas “BBC”.
Nuk është e paligjshme për ukrainasit që të vizitojnë, por kjo nuk pritet mirë dhe sjell zemërim.
Alina u ka ofruar autoriteteve prova se si ajo hyri në rajon, por kjo tani është duke u shqyrtuar.
Ndërsa hetimet vazhdojnë, Alina thotë se disa njerëz pretendojnë se ajo nuk është ukrainase.
“Unë jam një vajzë ukrainase. Unë flas në ukrainisht dhe kënga ime ka të bëjë me Ukrainën”- shpjegon ajo.
Mosmarrëveshja për vizitën e saj në Krime vjen ndërsa bota po mban frymën pezull nëse Rusia do të pushtojë Ukrainën.