Përmes rubrikës “këshilla e ditës” Ambasada Amerikane në Tiranë e ka informuar sot opinionin publik lidhur me lotarinë amerikane. Në faqen zyrtare të ambasadës, është evidentuar fakti se lotaria është falas dhe nuk ka asnjë pagesë për dërgimin e formularit të aplikimit.
Ja postimi i plotë i ambasadës:
| #këshillaeditës | Lotaria Amerikane është FALAS dhe nuk ka asnjë pagesë për të dërguar formularin tuaj të aplikimit. Plotësoni aplikimin tuaj në dvlottery.state.gov
Vizitoni faqen tonë të internetit dhe lexoni në shqip udhëzimet e Lotarisë Amerikane për këtë vit https://bit.ly/2l7myjg #pyetanen