Ditën e shtunë, sipas meteorologeve, paraditja dominohet nga kthjellimet në pjesën më të madhe të vendit por pasditja sjell vranësira kalimtare në zonat Veriore – Qendrore. Orët e natës sjellin një sistem me vranësira e shira fillimisht në veriperëndim e gradualisht në gjithë vendin.
Ditën e dielë, Veriu – Qendra dominohen nga vranësira e shira deri në mesditë kur shirat zhvendosen kryesisht drejt Jugut.
Pasditja fuqizon vranësirat e shirat në Qendër të vendit por shira më të pakët do të ketë në zonat Veriore – Jugore.
Mbrëmja përmirëson gradualisht kushtet atmosferike por vranësirat mbeten prezente.
TABLOJA TERMIKE: E shtuna sjell rritje të lehtë në vlerat termike të mesditës por e diela sjell një rënie të theksuar në të dy vlerat ekstremale ditore.