Dita e enjte nisi me vranësira lokale të cilat u dendësuan afër mesditës. Parashikimet për shira, të paktën deri në orët e mesditës, nuk rezultuan të sakta por rreshjet lokale priten të vijnë në orët në vazhdim.
Si do të paraqitet situata meteorologjike të premten dhe në dy ditët e fundjavës?
Sipas BBC, moti do të nis me diell në mëngjesin e nesërm por priten sërish vranësira në orët e mesditës. Temperaturat do të vijojnë mes 21 dhe 28 gradë celcius.
Të shtunën, edhe pse temperaturat do të jenë më të larta, duke u rritur me dy gradë, pritet të ketë rreshje shiu midis orës 11.00 dhe 17.00 të pasdites. Në orët e mbrëmjes qielli do të qartësohet dhe do të vazhdojë mot i mirë, me diell, edhe ditën e dielë kur temperaturat do të kenë rënë me 2-3 gradë.