INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni bërë plane këtë fundjavë? Shihni më parë si do jetë moti!

Keni bërë plane këtë fundjavë? Shihni më parë si do jetë moti!

Publikuar më: 10:20 28-09-2019

Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga një mot i kthjellët me alternime vranësirash por që mundësitë për reshje shiu janë të pakta. Sipas Meteoalb, temperaturat do të kenë një rritje të lehtëku do të variojnë: në zonat malore nga 8ºC deri në 21ºC, në zonat e ulëta nga 16ºC në 30 ºC dhe në zonat bregdetare nga 20ºC në 31ºC.

Era do të fryejë në drejtim Verioir- veriperëndimor me forcë valëzimi deri në 2 ballë.

Në Kosovë moti do të jetë i kthjellët me alternime vranësirash. Temperaturat do të kenë një rritje të lehtë ku do të variojnë: në zonat malore nga 11ºC deri në 26ºC dhe në zonat e ulëta nga 16ºC në 27ºC.

Ndërkohë ditën e dielë mbetet ndikimi i motit të kthjellët në zonat bregdetare, por me kthjellime dhe vranësira kalimtare do të paraqiten zonat e ulta dhe ato malore. Parashikohet që mbremja të vijojnë me kthjellime dhe vranësira KU më të dukshme vranesirat do të jenë në zonat lindore.

Temperaturat e ajrit do të rriten në në mëngjes dhe mesditë duke u luhatur nga 9°C në zonat malore deri në 32°C në zonat e ulta.

Era do fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtesi 30 km/h nga drejtimi Veriperëndimor duke krijuar ne brigjet detare dallgëzim 2-3 ballë.

Article Logic
Execution time: 0.0034048557281494