Jemi pothuajse në mes të tetorit dhe temperaturat kanë qenë relativisht të larta dhe fatmirësisht pa shira. Ditën e nesërme kthjellimet do të dominojnë Shqipërinë deri në orët e pasdites kur vranësirat shfaqen fillimisht në zonat malore Lindore por gradualisht vranësirat do të përfshijnë dhe zonë e ulët.
Mbrëmja dhe orët e natës sjellin mbulim të territorit me vranësira të dendur por pa mundur të sjellin shira. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit vijojnë thuajse konstante në vlerat e mëngjesit.
Por një rënie e lehtë pritet gjatë mesditës duke variuar nga 5 deri 26°C. Era do të fryjë e lehte dhe mesatare, me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi kryesisht Lindor, për pasojë në det do të krijohet dallgëzim mbi 2 ballë.