Ditën e shtunë duket se moti do të marrë një kthesë tjetër. Temperaturat do të rriten dhe reshje shiu nuk do të ketë. Ky është parashikimi i motit për ditën e shtunë, i bërë nga Instituti i Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit.
Parashikimi i motit për të shtunën:
Reshjet
Të shtunën nuk priten reshje.
Temperaturat
Të shtunën temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 8 / 13 °C
në vendet e ulëta: 2 / 11 °C
në vendet malore: 0 / 7 °C
Era
Të shtunën era pritet të fryjë e lehtë.