INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni bërë plane për fundjavën? Më parë hidhini një sy parashikimit të motit

Keni bërë plane për fundjavën? Më parë hidhini një sy parashikimit të motit

Publikuar më: 08:45 10-06-2017

Sipas meteorologeve, dita e shtunë do të dominohet nga kthjellimet deri në orët e mesdites kur priten vranësira kalimtare në zonat malore.

Pasditja sjell zhvillim të vranësirave në ekstremin verior dhe zonat juglindore duke gjeneruar shira të përkohshëm dhe të izoluar.

Mbrëmja dhe orët e natës mbeten me kthjellime dhe vranësira kalimtare në zonat jugore dhe qëndrore por vranësira të shpeshta dhe shira të dobët do të ketë në ekstremin verior dhe verilindor të vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rënie të lehtë në zonat veriore dhe qëndrore ndërsa zonat jugore ruajnë vlera konstante te tyre.

Era do të fryje e lehtë dhe mesatare deri pas mesditës (ora 15.00-17.00) kur pritet forcim i erës në zonat bregdetare dhe të ulëta por sërish pasditja, sjell dobësim të erës në gjithë territorin shqiptar.

Article Logic
Execution time: 0.0018601417541504