INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni bërë plane për fundjavën? Moti ‘çmendet’ sërish

Keni bërë plane për fundjavën? Moti ‘çmendet’ sërish

Publikuar më: 08:12 03-08-2019

Nëse keni bërë plane për fundjavë, duhet t’i rishikoni sërish. Pas këtyre 3 ditëve të nxehta, fundjava nuk premton të njëjtën gjë.

Sipas Institutit të Gjeoshkencës, dy ditët në vijim pritet të shoqërohen me reshje të dobëta shiu, ku në veri dhe qendër mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës.

Zonat bregdetare pritet të goditen edhe këtë fundjavë nga era e fortë, kryesisht në pjesën e dytë të ditës.

Në zona të kufizuara të qarqeve mund të shfaqen reshje në formën e shtrëngatës, por më të mundshme në qarqet e veriut dhe në qendër, sidomos në zonat malore (dhe ato pranë tyre).

TEMPERATURAT

E shtunë, dt.03, temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:
në bregdet: 22 / 31 °C
në vendet e ulëta: 24 / 34 °C
në vendet malore: 17 / 32 °C.

ERA
E shtunë, dt.03 era do të vazhdojë të fryjë e lehtë, por deri mesatare gjatë pasditeve për momente të shkurtra deri e fortë), sidomos në bregdet.

Article Logic
Execution time: 0.0037178993225098