INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni bërë plane për plazh në fundjavë? Shihni më parë parashikimin e motit, surprizat vijojnë...[FOTO]

Keni bërë plane për plazh në fundjavë? Shihni më parë parashikimin e motit, surprizat vijojnë...[FOTO]

Publikuar më: 17:52 22-06-2018

Mezi keni pritur fundjavën për pak relaks në bregdet? Ja parashikimi i motit 

Moti vijon i paqëndrueshëm edhe këtë të shtunë. Sërish priten reshje shiu në formë rrebeshi.
Sipas MeteoAlb kthjellime dhe alternime të shpeshta vranësirash dominojnë motin në të gjithë Shqipërinë. Më të dendura vranësirat gjatë pjesës së dytë të ditës kur priten rrebeshe të shkurtra shiu në ekstremet Veriperëndim – Juglindje ndërsa shira të izoluar në zonat Qendrore.
Temperaturat e ajrit do të ulen në Veri dhe Qendër por rënie më e lehtë pritet në Jug duke luhatur vlerat termike ditore nga 11 në 28°C.
Era do fryjë mesatare në Jug - Qendër por e fortë në zonat veriore, me shpejtësi 55 km/h nga Verilindja ndërsa në det vijon dallgëzim 1 – 2 ballë në Jug por 2 – 3 ballë në brigjet Veriperëndimore.

mt.jpeg

 

Article Logic
Execution time: 0.0034770965576172