INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni bërë plane për plazh? Ja si do të jetë moti këtë fundjavë

Keni bërë plane për plazh? Ja si do të jetë moti këtë fundjavë

Publikuar më: 19:19 18-08-2017

Gushti dalëngadalë po i lë vendin vjeshtës dhe na duhet t’i shfrytëzojmë për plazh edhe këto pak ditë që na kanë mbetur.

Sipas Meteoalb, të shtunën moti do të jetë me kthjellime dhe vranësira të lehta gjatë orëve të mbrëmjes ndërsa të dielën në mbrëmje pritet ndryshim i situatës sinoptike në vend.

Pritet që të nisin vranësirat shoqëruar me stuhi ere, të cilat do të gjenerojnë rrebeshe afatshkurtra shiu në pjesën më të madhe të vendit. Meteoalb bën me dije se më të rrezikuara paraqiten zonat veriore dhe ultësira perëndimore ndërsa më pak të rrezikuara paraqiten zonat juglindore. Në të njëjtat kushte atmosferike territori mbetet të dielën gjatë natës dhe orët e para të së hënës.

“Temperaturat e ajrit mbeten të larta të shtunën por me një rënie të lehtë të dielën duke variuar gjatë mesditës në vlerat 36 – 37°C.

Gjatë së hënës pritet një rënie e theksuar e temperaturave në të dy vlerat ekstremale ditore duke bërë që mëngjesi të regjistrojë minimalisht 13 – 14°C në zonat verilindore ndërsa mesdita e së hënës të ngjitet deri në 31°C. Fusha termike në Shqipëri ruhet konstante edhe ditën e martë ku maksimumi mbetet në vlerat 31 – 32°C ndërsa nga e mërkura dhe deri fundjavën tjetër do të ketë rritje të lehtë e graduale të temperaturave duke kulmuar në 35 – 36°C të premten që vjen.

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551