INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni bërë plane për plazh në fundjavë? Shihni më parë si do jetë moti, ka surpriza! [FOTO]

Keni bërë plane për plazh në fundjavë? Shihni më parë si do jetë moti, ka surpriza! [FOTO]

Publikuar më: 15:44 17-08-2018

Lajme jo të mira nga moti! 

Gjatë ditës së nesërme pritet që të ketë shira të lehtë në jug të vendit.

Sot dhe në fundjavë, moti mbetet me kthjellime e vranësira kalimtare; më të shpeshta në mesditë dhe orët e pasdites kur priten shira afatshkurtër, sipas meteoalb. Konkretisht, sipas zonave dhe ditëve, shirat fokusohen në Veri dhe pjesërisht në Qendër SOT; në Jug dhe pjesërisht në Qendër NESER dhe sërisht Veri – Qendër të DIELEN.

Temperaturat e ajrit nuk do të kenë ndryshime të ndjeshme, vetëm një rritje të lehtë në zonat pa shira respektive të së shtunës dhe së dielës. Parashikohet që në fundjavë, temperaturat të variojnë nga 12 në 36°C; në zona specifike maksimumi ngjitet pranë 37°C.

 

Article Logic
Execution time: 0.0035779476165771