INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni bërë plane për plazh? Zbuloni më parë si do jetë moti në fundjavë

Keni bërë plane për plazh? Zbuloni më parë si do jetë moti në fundjavë

Publikuar më: 14:32 26-06-2020

Fundjava parashikohet me temperatura të larta, pas një periudhe të freskët dhe me reshje shiu. Shërbimi Meteorologjik Ushtarak thotë se më në fund diell dhe temperatura të larta për adhuruesit e plazhit dhe për ata që tashmë nisin pushimet e verës.

Dita e shtunë dhe e diel do të mbizotërojë moti i kthjellët në të gjithë territorin. Vranësirat do të jenë kalimtare në zonat malore. Këto vranësira do të shoqërohen me reshje shiu të karakterit lokal në formë shtrëngatash afatshkurtër.

Për tu theksuar është fakti se përveç temperaturave të larta ato do të ndihen akoma dhe më shumë për shkak të lagështirës së lartë në ajër. Era do të fryjë me drejtim nga kuadrati i veriut me shpejtësi deri në 8m/s. 

 

Article Logic
Execution time: 0.0080330371856689