INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni bërë plane për pushime? Mësoni si do të jetë moti për 10 ditët e ardhshme

Keni bërë plane për pushime? Mësoni si do të jetë moti për 10 ditët e ardhshme

Publikuar më: 14:00 02-07-2017

Tashmë që zyrtarisht jemi në muajin më të nxehtë të verës, secili nga ne po përgatit pushimet. Mirëpo përpara se të zgjedhim vendin ku duam të pushojmë, bëjmë mirë t’i hedhim një sy edhe motit.

Sipas meterologëve, temperaturat do të pësojnë rënie me 7 gradë celcius nga 41 gradë që u shënua gjatë ditës së sotme. Ndërkohë Sinoptikanët konfirmojnë se korriku do të jetë muaji më i nxehtë i këtij viti.

Temperatura më e lartë deri më tani, u shënua të premten, 41 gradë celcius.

Temperaturat në 10-ditëshin e parë të korrikut do të variojnë 30-33 gradë celcius për zonat e ulëta e bregdetare dhe në zonat malore pritet që të zbresin në 26 apo 27 gradë. Megjithëse kjo verë do të ketë temperatura më të larta se normalja, vera më e nxehtë ka qenë ajo e 2015 dhe 2016.

Temperatura e larta do të prekin më së shumti pjesën jugore-juglindore të Europës, ndërsa pjesa tjetër e kontinentit do të përjetojë gjate kësaj vere stuhi, rrebeshe, përmbytje po edhe vale te shkurta te nxehti.

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717