Është mesi i muajit Tetor, por ngjan me një ditë të bukur vere. Diell dhe temperatura të favorshme për të lëvizur do iu shoqërojnë gjatë ditës së sotme. Meteoalb parashikon se mesdita do të kapë temperatura deri në 29 grade celcius.
Parashikimi
E DIEL: Kthjellimet mbeten dominante në territor deri në orët e pasdites kur vranësira të përkohshme shfaqen në ekstremet Verilindore – Juglindore të vendit. Mbrëja dhe orët e natës vijojnë me kthjellime në ultësirën perëndimore por vranësira të lehta do të ketë në ekstremin Verior dhe zonat kufitare Lindore.
Temperaturat e ajrit rriten lehtë në mëngjes dhe mesditë, duke bërë që maksimumi në rang vendi të ngjitet mbi 29°C.