INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni bërë plane për sot? Ja si parashikohet të jetë moti

Keni bërë plane për sot? Ja si parashikohet të jetë moti

Publikuar më: 09:33 30-12-2018

Shërbimi Meteorologjik parashikon se masat ajrore me origjinë veriore që do të depërtojnë sot mbi territorin tonë, do të sjellin mot me kthjellime dhe alternime vranësirash.

Përgjatë vijës bregdetare dhe ultësirën perëndimore do të dominojnë kthjellimet (pa përjashtuar vranësirat kalimtare), ndërsa në relievet malore në Verilindje dhe Juglindje moti do të jetë kryesisht i vranët me alternime kthjellimesh.

Era për sot pritet të jetë me drejtim kryesor nga kuadrati i Veriut dhe relativisht e lehtë me shpejtësi deri në 10m/s.

Për shkak të masave ajrore të ftohta me origjinë veriore temperaturat nesër pritet të kenë rënie në vlerat minimale dhe ato maksimale.

Më konkretisht:

Në zonat malore -6° deri 4°C

Në zonat e ulëta -4° deri 11°C

Në zonat bregedetare 1° deri 13°C

 

Article Logic
Execution time: 0.0035030841827393