Lajme të mira, zbuloni ç’do të ndodhë sot me motin!
Pasditen e djeshme u shqetësuam për motin e së dielës pasi reshjet e shiut përfshinë të gjithë vendin, por edhe orët e para të së dielës ishin me shira të dohët dhe të përkohshëm, kryesisht në zonat Qendrore të vendit.
Por nuk ka vend për shqetësim sepse kjo e dielë do të jetë kryesisht pa shira.
Temperaturat e ajrit do të luhaten nga 0°C mëngjesi në zonat e thella malore në 9 – 10°C në zonat e ulëta e bregdetare ndërsa mesdita SOT varion nga 8°C në zonat veriore deri në 17°C vlera maksimale në jugperëndim.
E diela, nuk do të sjellë ndryshime të ndjeshme të vlerave termike.