INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni dalë me një mashkull në takim? 6 shenjat që tregojnë se ai po çmendet për ju!

Keni dalë me një mashkull në takim? 6 shenjat që tregojnë se ai po çmendet për ju!

Publikuar më: 11:39 21-11-2017
Nuk ka një formulë të caktuar, prandaj ekspertët kanë renditur disa raste, kur lind natyrshëm flirtimi.
Disa persona arrijnë ta kuptojnë dikë që po flirton dhe disa të tjerë jo. Ja disa shenja sipas intv.al:
 
1. Sytë i shkëlqejnë
Kur dikush po flirton me ju, sytë papritur marrin një shkëlqim shumë të bukur. Sytë janë pasqyrimi më i qartë nëse dikush po ju pëlqen, prandaj kushtojini rëndësi këtij detaji.
2. Vepron si ju
Ai vepron në mënyrë shumë të paplanifikuar si ju. Nëse ju po qeshni, sipas intv.al me siguri edhe ai do bëjë të njëjtën gjë.
3. Ju dëgjon me vëmendje
Nëse një mashkull ju dëgjon më kujdes gjatë gjithë kohës, tregon se atij vërtet i intereson çfarë po thoni. Vlerësojeni këtë veprim!
4. Lëviz shpesh
Ai nuk ndihet i qetë kur ju ka pranë, sepse ju pëlqen. Nëse shikoni që nuk qëndron në një pozicion, me siguri ai po flirton me ju.
5. Ju bën komplimenta
Ai po mundohet t’ju afrohet sa më shumë  dhe vazhdimisht ju bën komplimeta. Mos u mendoni gjatë, ai po flirton me ju!
6. Dëshiron të jetë vetëm me ju
Ndoshta ju jeni me shoqërinë tuaj, por kjo gjë nuk  i pëlqen, sepse ai dëshiron të jetë vetëm me ju. Ai ka interes të bisedojë me ju dhe t’ju ketë pranë.
Burimi: Your Tango
Përshtati: Anisa Bega
Article Logic
Execution time: 0.0037329196929932