INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni dalë në takim me dikë? 6 shenjat që tregojnë se ky person do t’ju shkatërrojë!

Keni dalë në takim me dikë? 6 shenjat që tregojnë se ky person do t’ju shkatërrojë!

Publikuar më: 12:19 18-01-2018
Nuk ka asnjë mënyrë të sigurtë për të shmangur vuajtjen nga ndonjë marrëdhënie.
Një matës i sjelljes bazë mund të paralajmërojë  që të mos vazhdoni lidhjen me dikë që në të ardhmen do t’ju lëndojë.
1. Afrohet shpejt
Ai dëshiron të dëgjojë gjithçka për jetën tënde dhe ti e gjen veten duke i thënë gjëra që nuk i ke thënë askujt më parë. Ndihet si një lidhje, madje edhe më shumë si serioze. Kjo mund të jetë e mrekullueshme, por nuk mund të nxitoni kaq shumë. Ky person dëshiron t’I ketë gjërat më shumë se duhet në kontroll.
2. Veprimet e tyre nuk përputhen me fjalët e tyre
Është e lehtë të përcaktohet kur fjalët dhe veprimet e dikujt nuk përputhen. Besoni atë që shihni, sipas intv.al jo vetëm atë që dëgjoni. Besoni vëzhgimet tuaja janë të vërteta, edhe nëse janë zhgënjyes.
Asnjë lidhje nuk është e vlefshme kur qëndron mosbesimi. Dikush që thotë një gjë dhe bën një tjetër nuk është i besueshëm. 
3. Ju ndiheni jashtë bilancit
Ne nuk po flasim për pamjen. 
Ju humbni gjurmët e dëshirave dhe nevojave tuaja shpejt. Kur harrojmë rrugën tonë, situata nuk duket e mirë. Sipas intv.al nëse filloni të ndiheni konfuzë, në të ardhmen situata me këtë person do përkeqësohet.
4. Trupi juaj reagon
Trupat tanë zakonisht janë më të zgjuar se mendjet tona. Nëse ndiheni instiktivisht jo mirë nga ana shëndetësore, tregon se stresi ka filluar të prekë trupin tuaj. Besoni atë që ndjeni, veçanërisht nëse është frikë.
Nëse ke më shumë frikë të largohesh se sa të qëndrosh, është më mirë të vendosësh për të mirën tënde.
5. Nëse e kaluara e tij është problematike
Duhet t’i kushtoni rëndësi të kaluarës së një personi. Nëse ka pasur një sfidë dramatike në lidhje me jetën e tij, kjo gjë tregon edhe me ju gjërat nuk do shkojnë mirë.
6. Paqëndrueshmëri emocionale
Nëse ai papritur humbet dy ditë dhe më pas ju merr në telefon pa pushim, sipas intv.al tregon se ka luhatje emocionale. Duhet të tregoni kujdes, pasi në të ardhmen, pasojat do t’i vuani ju.
Burimi: MSN
Përshtati: Anisa Bega
 
Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877