INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni dasmën së shpejti? Kujdes, këto detaje mund t’ju zhgënjejnë!

Keni dasmën së shpejti? Kujdes, këto detaje mund t’ju zhgënjejnë!

Publikuar më: 17:10 05-07-2018

Të gjithë e ëndërrojnë që fëmijë ditën e tyre të dasmës, e kur vjen koha fillojnë ato organizimet marramendëse. E megjithatë sado të mundoheni që çdo gjë të shkojë në perfeksion, janë disa detaje që ndodhin në të gjitha dasmat dhe mund t’ju zhgënjejnë. 

Njihuni me to në mënyrë që të shmangni sa më shumë të mundeni:

-Ju nuk do i mbani mend të gjitha.
Me kalimin e kohës të gjitha kujtimet e asaj nate, do rrallohen dhe do i kujtoni pak të paqarta.

-Me siguri nuk do hani shumë.
Do të jeni nervozë a po shkojnë të gjitha në rregull, do të takoni shumë njerëz qe do t’ju urojnë dhe nëse hani më tepër se 2-3 kafshata nga çdo pjatë jeni me fat.

-Diçka nuk do të shkojë sipas planit që në fillim.
Sado që ti thuash shoferit të limuzinës që të kalojë nga një rrugë që s’ka trafik, ai do të bëjë të kundërtën dhe ju do të vonoheni për në altar.

-Dikush tjetër do të vonohet përveç jush.
Me shumë mundësi do të jetë një nga shoqëruesit e nderit ose ndonjë pjesëtar i familjes që do të shfaqet ne momentin që dikush duhet të kundërshtojë bashkimin tuaj.

-Fustani i nuses do të shkatërrohet.
Nuset që mendojnë se ai shkëlqimi prej princeshe do të zgjasë gjithë natën, e kanë gabim.
Janë shumë të rralla rastet kur fustani nuk bëhët pis.
Por ju s’do e vishni përsëri atë kështu që mos u mërzisni.

-Do të mërziteni kur dasma të mbarojë.
Muaj të gjata planifikimesh, dhe të gjitha mbaruan brenda ditës.
Por gjithsesi, ju mund t’i ktheheni karbohidrateve tani.

-Do flini gjumë pas dasmës.
Do të jeni të rraskapitur, do keni një jetë të tërë për të bërë seks.

-Do të shtoni në peshë.
Dietat e lodhshme për t’ju përshtatur fustanit mbaruan kështu që mund të hani sa të doni./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.0036060810089111