INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni dëgjuar për Mobike? Sot nisën zyrtarisht pedalimin në rrugët e Tiranës, mësoni si ti përdorni ato [FOTO]

Keni dëgjuar për Mobike? Sot nisën zyrtarisht pedalimin në rrugët e Tiranës, mësoni si ti përdorni ato [FOTO]

Publikuar më: 18:46 08-06-2018

Biçikletat “Mobike” ka disa ditë që xhirojnë nëpër rrugët e Tiranës, por sot pasdite kanë nisur zyrtarisht të bëhen pjesë e lëvizjes së qytetarëve nëpër qytet.

Me siguri i keni parë, biçikletat portokalli Mobike, biçikletat inteligjente të cilat përdoren me një aplikacion dhe mund t’i parkosh kudo në qytet.

Mobike është prezantuar sot pasdite në sheshin Skënderbej ku ishte i pranishëm dhe kryebashkiaku Veliaj.

Mobike është biçikleta smart më komode, më e shpejtë dhe me teknologjinë më të përparuar...dhe kur bëhet fjalë për teknologji, nuk kishte si të mungonte, mbështetësi zyrtar Vodafone, i cili ishte i pranishëm gjithashtu në prezantimin e tyre.

 

Nëse nuk ishit në shesh për të inaguaruar këto biçikleta inovative, ne ju tregojmë se si t’i përdorni ato:

Për të përdorur biçikletat pa stacion duhet të shkarkoni aplikacionin “Mobike” në celularin tuaj. Regjistrohuni me numrin tuaj të telefonit dhe zgjidhni në hartë biçikletën më të afërt. Më pas, me anë të telefonit, bëni skanimin e “barcode” të biçikletës dhe nga ky moment mund ta përdorni atë në qytetin e Tiranës.

Pasi përfundoni udhëtimin tuaj, mjafton ta mbyllni sërish atë me kyçin që ndodhet në rrotën e pasme dhe parkojeni në një vend të sigurt, që nuk pengon lëvizjen.

 

Article Logic
Execution time: 0.0037140846252441