INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni dhimbje shpine? Kjo terapi është shpëtimi juaj!

Keni dhimbje shpine? Kjo terapi është shpëtimi juaj!

Publikuar më: 14:09 14-06-2018

Dhimbja e shpinës është një problem prej së cilës vuajmë të gjithë në një moment apo një tjetër. Shkëncëtarët kanë zbuluar se një lloj terapie që mund t’ju vijë në ndihmë në këtë rast. Bëhet fjalë për masazhin, i cili mund të trajtojë në mënyrë efikase dhimbjet kronike të shpinës. Për shkak të problemeve me dhimbjet e shpinës, shumë njerëz mund të përfundojnë edhe me aftësi të kufizuara.


Por sipas ekspertëve, masazhi mund të japi këtë shqetësim. Mbi 50% e pjesëmarrësve në këtë studim, të cilët ju nënshtruan terapisë me masazh patën përmirësim të situatës ku gjendeshin. Madje, pjesa më e madhe e tyre u shëruan menjëherë.


Dr. Niki Munk, asistente profesore tek shkencat mjekësore në Universitetin Indianapolis dhe një nga bashkautorët e studimit, thotë se këto rezultate janë të rëndësishme duke marrë në konsideratë numrin e madh të njerëzve që vuajnë nga dhimbjet e shpinës. Ky studim, sipas dr. Munk, i bën fizioterapistët më të besueshëm tek pacientët që vuajnë nga dhimbjet kronike të shpinës, të cilëve mund t’u sugjerojnë që të provojnë masazhin, nëse mund ta përballojnë.

Article Logic
Execution time: 0.0034279823303223