INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni dyshime? 10 shenjat që tregojnë se ke gjetur shoqen e ngushtë për gjatë gjithë jetës

Keni dyshime? 10 shenjat që tregojnë se ke gjetur shoqen e ngushtë për gjatë gjithë jetës

Publikuar më: 16:39 10-07-2018

Është e vështirë të gjesh një shoqe që i ka të gjitha të mirat, por kur mendojmë se e kemi gjetur atë, për asnjë arsye në botë nuk duam ta largojmë. Sot në emisionin “Fun Day” është folur pikërisht për shoqen e ngushtë dhe disa nga shenjat që tregojnë se ajo do jetë aty gjatë gjithë jetës. Nëse ju keni ende dyshime për shoqën që shoqëroheni gjithmonë, lexoni këto 10 shenja për t’u qartësuar më shumë.

1. Ju do ta hapni telefonin dhe do t’i ktheni një mesazh asaj edhe pse mund të keni 11 mesazhe të tjera të pahapura.


2. Takimet tuaja janë më mirë kur janë pa plan. Me shoqen e ngushtë nuk është e nevojshme për formalitete dhe se mund të lesh një takim me të një javë para. Jo, mund ta marrësh tani e mund t’i thuash ‘hajde dalim’


3. Ka gjetur të dashur të ri? Okay, super tani fillon investigimi i saj, kontrollon atë në të gjitha rrjetet sociale duke shkuar deri në fund të Instagramit dhe Facebook për të kuptuar nëse ai bën për ty.


4. Ju qeshni papushim për gjërat që të tjeret mund t’i konsiderojnë qesharke, sepse vetëm ju të dyja mund t’i kuptoni ato.


5. Të flasësh me shoqen e ngushtë duket sikur po ben një terapi falas. Ajo për ty shndërrohet në psikologe.


6. Kur vjen në shtëpi tende, nuk thotë ‘a mund të marr një gote ujë në frigorifer’, por hap frigoriferin vetë dhe mund të marrë çfare të dojë ajo.


7. Ajo i di të gjitha bisedat me të dashurin tënd, madje ai duhet të dyshoje nëse ka folur me të apo me shoqen e saj të ngushtë në fillim.


8. Ju keni të njëjtët ‘armiq’


9. Ajo të ndalon kur ti do t’i shkruash ish të dashurit kur je e dehur.


10. Dhe e fundit por më e rëndësishmja; ju i besoni asaj më shumë se çdo njeriu tjetër sepse ajo është ‘your soulmate’.

 

Article Logic
Execution time: 0.0040650367736816