INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Keni dyshime se i dashuri juaj është një 'Don Zhuan'? Ja si ta kuptoni

Keni dyshime se i dashuri juaj është një 'Don Zhuan'? Ja si ta kuptoni

Publikuar më: 14:56 05-07-2018

Ne femrat kemi gjithmonë dyshime kur bëhet fjalë për një mashkull. A është I duhuri? A jam mjaftueshme e mirë për të ? A më do ai mua?
Që të jeni të qeta të dashura vajza, shikoni disa veprime te tyre që ju tregojnë se ai nuk është i duhuri për ju.

-Ai ju thotë për tu takuar,por nuk qëndron në kontakt. Kur vjen momenti, nuk vjen t’ju marrë por ju thotë vendin se ku duhet ta takoni.
-Ai thotë se duhet të dilni por asnjëherë nuk propozon një takim të mirëfilltë.
-Kur ju e pyesni nëse po del me ndonjë vajzë tjetër, ai nuk jep një përgjigje të kuptueshme por thotë se nuk duhet të shqetësoheni për këtë gjë.
-Ai përsëri nuk jep asnjë përgjigje të saktë kur ju e ftoni për të dalë por thotë se do të qëndroni në kontakt.
-Miqtë e tij nuk ju njohin. Pra ai nuk ju ka folur kurrë për ju.
-Ai do të zhduket për ditë me rradhë pa ju lajmëruar dhe kur të kthehet nuk do japë asnjë sqarim por do sillet sikur gjithçka është në rregull.
-Kur nuk keni folur dhe ju e pyesni se çfarë është duke bërë, ai do t’ju japë një mal me sqarime pa lidhje që nenkuptojnë se nuk i pëlqen të japë llogari.
-Kur djem të tjerë flirtojnë me ju,ai nuk ndihet aspak i bezdisur por sillet shumë indiferent.
-Kur takoni në rrugë vajza të tjera, ai nuk ju prezanton si të dashurën e tij ose nuk ju prezanton fare./intv.al/

Article Logic
Execution time: 0.003687858581543